“Merr një libër, jep një libër”, aktivistët tentojnë të rrisin kulturën e leximit në Strugë

Qytetarët aktivë në Strugë ri-kthyen në formën e një imitimi Sahat Kullën e vjetër që dikur ka qenë simbol i qytetit. Kulla e improvizuar nga dru e hekur është vendosur në oborrin e një shkollë dhe do të shërbejë si një pikë grumbullimi librash ku çdo kush do të ketë qasje të lirë për të marrë një libër dhe për të dhuruar, shkruan Portalb.mk.  

“Merr një libër, jep një libër” është një iniciativë qytetare që ka për qëllim të promovojë leximin dhe dijen në qytetin e poezisë, pra në Strugë. Objekti i cili u vendos në oborrin e Shkollës së mesme komunale “Niko Nestor”, the theks të veçantë ka për qëllim të nxisë kulturën e leximit tek të rinjtë.

“Dëshira im dhe e njerëzve që punojmë bashkë është që të rrisim interesin e të rinjve për librat. Objekti i cili në thelb ka një tjetër karakteristikë të veçantë pasi është një imitim i Sahat Kullës së vjetër simbolike për qytetin tonë sot fillojë të mbushet me libra dhe shpresojë se do të shërbej më së miri rreth kauzës sonë”, deklaroi Nderim Pollozhani aktivist nga Struga dhe udhëheqës i iniciativës në fjalë.

This slideshow requires JavaScript.

Aktivistët thonë se është për të ardhur keq që në Strugë, edhe pse njihet si qytet i poezisë, nuk ka një leximore apo dhe një bibliotekë me standarde të mirëfillta. Përmes iniciativave aktivistët duan që përveç se të nxisin kulturën e leximit tek të rinjtë në të njëjtën kohë ti informojnë dhe ti vetëdijësojnë të rinjtë për të kaluarën e pasur historike të vendlindjes. Edhe pse sot në Strugë nuk ekziston e nuk ka asnjë shenjë se dikur ka ekzistuar një strukturë ndërtimore e quajtur Sahat Kulla, fotografitë e vjetra që janë shumë të rralla tregojnë ekzistencën e këtij simboli në qytet.

Lokacioni i Sahat-kullës së Strugës ka qenë në anën e djathtë të lumit Drin, në perëndim të xhamisë  së Mustafa Çelebiut dhe në lindje të objektit të sotëm të postës. Viti i saktë, por edhe i përafërt i ndërtimit të kullës nuk është i njohur (si pikënisje për hulumtim mund të merret koha e ndërtimit të xhamisë Mustafa Çelebi në fund të shekullit XVI dhe hamamit të vjetër që supozohet se është ndërtuar bashkë me xhaminë si pjesë e ansamblit karakteristik në qendrat e qyteteve të asaj periudhe).

Sahat-kullat si objekte, kryesisht janë ndërtuar në zonat tregtare-zanatore të qyteteve. Saktësisht dihet koha dhe viti i rrënimit të kullës, dimri i 1944/45. Pamja e kullës mund të shihet nga fotografitë e rralla të fillimshekullit të kaluar. Në fotografinë e vitit 1904 shihet se kulla nuk ka orë dhe kryesisht është shfrytëzuar si vendrojë, si vendvrojtim dhe si burg. Ora është vendosur më vonë. Vetë objekti ka pasur dimensione modeste 4×4 metra, pjesa e poshtme e ndërtuar prej guri, kurse pjesa e sipërme prej konstruksioni të drurit të veshur me trungje të përpunuara horizontale. Në katër anët ka pasur dritare të vogla.  Tani ka iniciativë për rindërtimin e kullës në lokacionin e vjetër.

Foto e vjetër e Strugës, marrë nga faqja Made in Struga

Ky aksion u realizua në kuadër të projektit “Qytetarë aktivë, valë e re ndryshimesh në bashkësi”, e mbështetur nga Qendra e bashkësisë së komunës së Strugës dhe shoqata jo-qeveritare KAB Struga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button