Javën e ardhshme ulet çmimi i miellit, paralajmëroi Bekteshi

Javën e ardhshme do të ulet çmimi i miellit. Kështu ka bërë të ditur mbrëmë në rrjetin Facebook ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

“Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë! Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore”, shkroi Bekteshi.

Kujtojmë që me 21 mars Qeveria vendosi për ngrirjen e çmimit të orizit dhe vezës së pulës. Çmimet e ngrira do të jenë si çmimet e 15 marsit, ndërsa vendimi do të vlejë deri më 30 prill. Prej më 16 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Ndërsa më 28 shkurt Qeveria miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button