TVSH-ja ime u rregullua për më shumë rimbursime, aplikacioni duhet të përditësohet

Aplikacioni “TVSH-ja Ime” tashmë është përshtatur për rimbursim të më shumë parave pasi të hënën janë miratuar ndryshimet ligjore, me të cilat kufiri është rritur nga 1800 në 2100 denarë për tre muaj, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Për disa përdorues, aplikacioni përditësohet automatikisht, ndërsa që nuk u përditësohet automatikisht do të duhet të shkarkojnë versionin më të fundit.

“Të gjithë përdoruesit e “TVSH-ja Ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga ‘Play Store’, ‘App Store’ dhe ‘Huawei App Galleries’. Ndryshimet tashmë janë të dukshme në aplikacionin “TVSH-ja Ime” në versionin 2.1.6. Pagesat me shumën maksimale të rritur prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të vitit do të realizohen në muajin maj”, njoftuan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Aktualisht, 523.673 qytetarë skanojnë faturat për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Nga DAP thonë se numri është në rritje të vazhdueshme, dhe se nga fillimi i aplikimit të kësaj mase qytetarëve u janë kthyer afro gjashtë miliardë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button