Hiti i verës i takon Elvanës?

Elvana Gjata shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të re të shoqëruar edhe me videoklip, detajet e të cilit ju sjell ekskluzivisht portali Telegrafi.

Ka kohë që këngëtarë të ndryshëm po lansojnë këngë, të cilët po kanë sukses relativ dhe nuk po kalojnë duke u dëgjuar shumë sikurse “Fenixi” i Tunës, që padyshim ishte hiti i verës së kaluar .

Por, Elvana Gjata duket se e ka goditjen e madhe në dorën e saj.

Telegrafi mëson se Elvana do të lansojë këngë me klip të titulluar “Puthe”, një projekt ky që së pari e kishte në posedim Flori për karrierën e tij si këngëtar, por që më pas ia la artistës së kompanisë së tij.

Bëhet fjalë për një këngë të jashtëzakonshme, e cila do të vijë shumë shpejt në skenën muzikore shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button