Van Gaal: 5-1 me Spanjën? Nuk e prisja

Vetëm në ëndërr mund ta kishte imagjinuar një fitore kaq spektakolare kundër kampionëve të botës.

Vetëm në ëndërr mund ta kishte imagjinuar një fitore kaq spektakolare kundër kampionëve të botës. Louis van Gaal gjithsesi përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë, ndonëse nuk e fsheh gëzimin që e ka pushtuar, pasi pa djemtë e tij të shkërmoqnin Spanjën favorite, transmeton Supersport.

“Të jem i sinqertë, nuk e prisja aspak se do të shkonte kështu. Mund të kishte përfunduar 6-1 apo edhe më tepër. Jemi shumë të lumtur. Ky është një fillim i mbarë, por duhet të pranojmë se nuk kemi siguruar asgjë. Për momentin jemi në pozicion të mirë, megjithatë nëse nuk fitojmë kundër Australisë, mund të gjendemi në vështirësi”.

Ishte goli në ajër me kokë i Van Persie që i hapi rrugën holandezëve për perlat e tjera. Van Gaal ka fjalët më të mira për sulmuesin, me të cilin do të jenë sërish bashkë pas Botërorit kur të marrë drejtimin e Manchester United.

“Pasimi i Daley Blind ishte fantastik, ndërsa realizimi i Van Persie, perfekt. Nëse shënon një gol të tillë, është vërtet diçka jashtëzakonisht e madhe. U kënaqa që Van Persie erdhi dhe festoi me mua. Eshtë një shenjë vlerësimi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button