Presidenti Pendarovski nënshkroi dekretin e Ligjit të ri për amnisti

Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti, i cili parasheh që personat e dënuar për veprat penale nga neni 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” të Kodit Penal, gjatë pandemisë Covid-19, që gjoba ose dënimi me burg të zëvendësohet me një masë alternative të dënimit me kusht, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij ligji, personat të cilëve gjoba u është vënë mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me dënim me burgim, do të dënohen me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona të cilëve gjoba u është vënë deri në 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me burg, do të marrin dënim me kusht prej dy vjetësh, gjatë të cilit nuk duhet të kryejnë vepër të re penale.

Pas tre, gjegjësisht dy vjetësh të dënimit me kusht, do të marrin edhe personat që kanë paguat një pjesë të gjobës mbi 1000 dhe deri në 1000 euro, me çka lirohen nga pagimi i pjesës tjetër të gjobës, nëse nuk kryejnë vepër të re penale.

Në periudhën nga 01.01.2020 deri më 30.06.2022, 1.223 persona janë dënuar me gjobë prej 123.000 denarë. Sipas rregulloreve ligjore, nëse gjobat e vendosura nuk plotësohen brenda 2 viteve, gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve i zëvendëson me vendim me burgim. Për shkak të mos pagesës së gjobës, Gjykata Themelore Penale ka marrë vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Pas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.

Ligji nuk parashikon amnisti për personat juridikë dhe personat përgjegjës në personat juridikë të dënuar me vendim të formës së prerë me gjobë, për veprat e nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal.

Amnistia ekziston dhe aplikohet në shumë vende evropiane, ndërsa në vendin tonë që nga momenti i pavarësisë së saj janë miratuar disa ligje për amnisti.

Nëpërmjet amnistisë mundësohet korrigjimi i gabimeve gjyqësore në mënyrë të shpejtë dhe efikase në raste të caktuara.

Qytetarë të shumët që kanë shkelur orën policore gjatë pandemisë dhe që nuk kanë paguar gjobat janë thirrur për të vuajtur dënimin me burg. Për këtë fenomen ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit, së bashku me Asociacionin e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet ligji për amnisti për këta persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button