Gjysma e familjeve kosovare në krizë financiare

Familjet kosovare vazhdojnë të përballen me kushte të rënda sociale. Gjysma e familjeve kosovare kanë deklaruar se gjatë vitit 2013 nuk kanë mundësi t’i kryejnë në kohë pagesat e shërbimeve të cilat i shfrytëzojnë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta etj. “Gjatë viti 2012, 48 për qind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur t’i përballojnë pagesat, ndërsa në vitin 2013 është vërejtur një rënie prej 4 për qind. Tek ekonomitë familjare që një herë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat është vërejtur një rritje prej 4 për qind në vitin 2013 në krahasim me vitin 2012”, thuhet në Raportin e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2013 të ASK-së.

Sipas raportit, gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit 2013 kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 euro përmes burimeve vetanake./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button