Në fund të muajit aktvendimi për të akuzuarin i cili e pranoi fajin në rastin “Perandoria”

Gjykata themelore penale Shkup më 30 mars do ta publikojë aktvendimin për të akuzuarin e dytë në rastin “Perandoria”, Zoranço Mitrovski, i cili e pranoi fajin për veprat “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “larje parash”, raporton MIA.

Prokurorja Lile Stefanova, në fjalën përfundimtare tha se vetë pranimi i fajit është rrethanë jashtëzakonisht lehtësuese dhe se me atë dukshëm ka kontribuuar për ekonomizimin e procedurës, përderisa si rrethana vështirësuese, janë mënyra dhe motivi i kryerjes së veprës.

“Konsideroj se krahas sanksionit penal, Gjykata duhet të vendosë dhe ta konfiskojë dobinë pronësore prej 92 milionë denarëve”, deklaroi Stefanova.

Mbrojtësi i Zoranço Mitrovskit, në fjalën përfundimtare, tha se lidhur me dënimin Gjykata ta vlerësoj[pranimin e fajit, si dhe se i akuzuari ka shprehur gatishmëri ta shlyejë dëmin, se është baba i dy fëmijëve të mitur dhe pronar i ndërmarrjeve të cilat punësojnë disa familje.

“Pendohem për veprën e kryer. Dënimin e ndjej shumë fuqishëm. Qëllimi i dënimit është arritur me vetë pranimin e fajit dhe që tërhiqem nga të gjitha angazhimet afariste”, deklaroi Mitrovski para Gjykatës.

Përfaqësuesi i personit të dëmtuar juridik SHA Beton Shtip, theksoi se tashmë është deklaruar kërkesa e dëmit por në shumë të përgjithshme, paralajmëron kërkesë të dëmit në vlerë prej 92 250 000 denarë me normë interesi ndaj të akuzuarit.

Paraprakisht sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi procedura kundër të akuzuarit të par dhe të tretë për rastin “Perandoria”, Cvetan Pandeleski dhe Jovanço Taskovski.

Mbrojtja e të akuzuarit Cvetan pandeleski në fjalën hyrëse, para Gjykatës, tha se do të dëshmojë se aktakuza lidhur me Pandeleskin është shembull klasik i konstruksionit të palejueshëm juridik. Mbrojtja e tij, para Gjykatës tha se do të dëshmojë se Pandeleski nuk ka kryer asnjërën prej veprave për të cilat ngarkohet dhe se veprat e përshkruara në Aktakuzë nuk janë vepra penale.

Sipas mbrojtjes, nëse lexohet aktakuza dhe vetë depoziti lidhur me Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit nuk ka asnjë përshkrim për veprim kundërjuridik të Pandeleskit. Përkatësisht Pandeleski akuzohet si anëtar joekzekutiv i Bordit të drejtorëve për vendim të sjellur nga një organ krejtësisht tjetër  – Kuvendi i aksionarëve ku as nuk ka marrë pjesë, as nuk ka votuar.

I akuzuari i ttretë, Jovanço Taskovski, para Gjykatës tha se e kupton aktakuzën dhe se nuk ndjehet fajtor.

Në fjalën përfunduese, avokati i Taskovskit, tha se mbrojtja do të dëshmojë se e vetmja kryese e veprës është “e dëmtuara” Kiraca Trajkovska dhe disa persona për të cilët fare nuk ka hetim.

“Do të dëshmojmë se nuk ekziston qëllim dhe marrëveshje mes të akuzuarve, sepse që të dy nuk janë njohur. Askush nuk përmend asnjë marrëveshje me gojë apo bisedë mes të dyve”, deklaroi mbrojtësi i tij.

Përfaqësuesi i SHA Beton Shtip, paralajmëroi kërkesë të dëmit nga i akuzuari i parë Pandeleski në vlerë prej 92 250 000 denarëve, përderisa ndaj Taskovskit nuk ka kërkesë të dëmit.

Avokati i të dëmtuarës Kiraca Trajkovska, paralajmëroi kërkesë të dëmit në vlerë prej 96 324 042 denarë, përderisa personi juridik Estela SHPKNJP kërkon 11 508 858 denarë.

Debati kryesor për rastin kundër Pandeleskit dhe Taskovski vazhdon më 19 prill.

Rasti gjyqësor filloi kundër të akuzusrve Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët ndiqen për veprat penale “keqpërdordorim i pozitës zyrtare”, “larje parash” dhe “mashtrim”, ndërsa Prokuroria themelore publike parashtroi edhe propozim nga tre të akuzuarit të konfirskohet prona në vlerë të përgjithshme prej 292 333 000 denarëve apo 4 753 382 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button