Në Policinë e Maqedonisë së Veriut u caktua një person kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve

Policia e Maqedonisë së Veriut në kuadër të bashkëpunimin me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ka vendosur të caktojë një pikë kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është caktuar një person-pikë kontakti  për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve dhe në përgjithësi punonjësve të medias”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri Oliver Spasovski sot zhvilloi takim me SHGM-në e udhëhequr nga kryetari Mlladen Çadikovski në lidhje me promovimin e Protokollit për sigurinë e gazetarëve në internet, përqendruar te gazetaret.

“Protokolli ofron hapa praktike që gazetarët të veprojnë kur janë subjekt i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale dhe në përgjithësi në internet, përmes përfshirjes proaktive të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbrojtjen e punonjësve të medias”, sqaroi Ministria.

Policia sqaroi që bëhet fjalë edhe për punën e papenguar në terren.

“Anëtarë të grupit punues të përbërë për përgatitjen e këtij protokolli nga SHGM-ja ishin Mlladen Çadikovski dhe Dragan Sekullovski, Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë Shkup në USHKO Manastir, Jasna Baçovska Nediq, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justinian Prvi” Shkup. , Toni Angellovski, Ndihmës i ministrit për Marrëdhënie me Publikun dhe Planifikim Strategjik në MPB, ndërsa nga femrat gazetare në grupin punues ishin Sashka Cvetkovska, Evi Shkopi dhe Kristina Atovska”, raporuan nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button