U mbyll afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të mërkurën se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq që do të mbahen më 23 prill, raporton Koha.net.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit, ky komision nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik.

“Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button