Spahiu-Ramës: Himara është e jona, mos lejo Dulen e Bollanon të nxisin konflikt

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë së tij përshëndeti zgjedhjet e Kosovës, duke i vlerësuar ato si të lira e të ndershme. Spahiu tha se kosovarët nuk e shitën votën për 20 euro, siç ndodh në Shqipëri.

“Shqiptarët në Kosovë nuk e shitën votën. Në Shqipëri njerëzit shiten për 20 euro. Shqiptarët në Kosovë i nxorën milionerët jashtë Kuvendit. Kurse ne i fusim brenda. Së bashku të japim urim të drejtpërdrejtë për udhëheqësin e luftës Ramush Haradinaj. Aleatët strategjikë të AK janë votuar në shumicë dhe po marrin mbështetje në Kosovë”, tha Spahiu.

Për sa i përket reformës territoriale, Spahiu potencoi edhe njëherë idenë se, Himara nuk është e Greqisë por e Labërisë.

“Ultranacionalistët kërkojnë që Himara të jetë me Greqinë jo me, Himara është e Labërisë, jo e Greqisë. Do na kemi në krahë sa herë vihet në diskutim çështja e pavarësisë”.

Duke iu drejtuar kryeminstrit Rama, Spahiu tha, “Mos lejo Dulen dhe Bollanon të nxisë konflikt në Jug të Shqipërisë. Himara është shqiptare çdo pëllëmbë toke e saj është e jona”.(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button