RMV, studentët që nuk e kanë realizuar të drejtën e racionit të subvencionuar prej sot mund të aplikojnë për të

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se deri më 26 mars, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student  për ata  që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin  e Subvencionuar për student, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe ta realizojnë këtë të drejtë deri tani, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve bëher në mënyrë elektronike përmes portalit e uslugi.mon.gov.mk duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente,  fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilën të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme.

Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deri-diplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt,  nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore pas çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button