RMV, paraburgim për shtetasin e huaj dhe doganierin që dyshohen për kontrabandimin e 43 kilogram stoli ari

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për vepër penale – Mashtrim nga neni 278 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe i dyti për ndihmë në kryerja e krimit. Më 20 mars, në Aeroportin e Shkupit, në hyrje të vendit, i dyshuari 32-vjeçar me dy shtetësi turke dhe serbe, përmes linjës doganore ka bartur mallin e padeklaruar. Bëhet fjalë për mbi 43 kilogramë stoli të ndryshme, me një vlerë totale prej 2.200.000 euro. Në këtë qëllim e ka ndihmuar i dyshuari i dytë duke i hequr pengesat për kryerjen e veprës penale, transmeton Portalb.mk.

Shtetasi i huaj ka mbërritur me një fluturim nga Stambolli për në Shkup dhe në vendin e marrjes së bagazheve është pritur nga ndihmësi i tij, punonjës i Drejtorisë doganore të RMV-së, i cili në atë moment nuk ishte në turn dhe motra e së cilës udhëtonte me të njëjtin aeroplan.

Doganieri ia ka marrë bagazhin motrës dhe të dyshuarit dhe i ka futur në karrocën e bagazheve, pas së cilës të tre janë drejtuar në “korridorin e gjelbër” për të dalë nga aeroporti pa deklaruar mallrat doganore.

“Korridori i gjelbër” është mbyllur me shirit sigurie, kështu që doganieri i dyshuar e ka hequr shiritin dhe ka vazhduar në drejtim të daljes. Për këtë ka reaguar doganieri që ka kontrolluar fluturimin, por i dyshuari është prezantuar si koleg doganier dhe ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes së bashku me motrën e tij dhe shtetasin e huaj të dyshuar. Më pas, doganierët me turne kanë ndërhyrë, të cilët kanë kontrolluar personat dhe në çantën e shpinës së pasagjerit nga Stambolli kanë gjetur 15 kilogramë stolii ari, ndërsa pjesa tjetër e stolive me vlerë janë gjetur në valixhen e të dyshuarit të ngarkuar në karrocën e bagazhit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësi për t’u fshehur, falsifikuar apo asgjësimi i gjurmëve të veprës penale, pengimi i procedurës penale me ndikim te dëshmitarët dhe kushtet për përsëritjen e veprës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button