Ukrainë: 49 ushtarë të vrarë nga separatistët prorusë

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se 49 ushtarë ukrainas janë vrarë, kur luftëtarët separatistë prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë rrëzuar një aeroplan transportues ushtarak.

Ministria ka njoftuar sot herët në mëngjes se aeroplani i tipit IL-76 është qëlluar derisa përpiqej të ateronte në aeroportin e qytetit Luhansk, gjatë natës.

Ky sulm u bë vetëm disa orë pasi Uashingtoni tha se i ka konfirmuar pretendimet e Kievit se Rusia ka dërguar pajisje të rëndë ushtarake për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, përfshirë tanke dhe raketahedhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button