OSBE ia tërheq vëmendjen Ahmetit dhe Gruevskit për pasojat eventuale të gjykimit në rastin “Monstra”

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret i ka dërguar një letër Nikola Gruevski dhe Ali Ahmetit, përmes së cilës kërkon përgjegjësi. Pas verifikimit të saj, është konstatuar se letra është autentike dhe se misioni në Shkup i ka dërguar ate me firmën e shefit Bret në adresë të Ahmetit dhe Gruevskit.

Në këtë letër misioni i OSBE kërkon që dy liderët e partive që do të formojnë qeverinë e re duhet të angazhohen për harmonizim të marrëdhënieve ndëretnike. Në letër shprehen shqetësime për sulmet e huliganëve maqedonas ndaj familjes shqiptare në Radishan të Shkupit. Protestat e dhunshme në Gjorçe Petrov të Shkupit, pas vrasjes së të riut maqedonas, ku OSBE ka shprehur shqetësimet për pronat dhe lokalet e dëmtuara të shqiptarëve si dhe kërkesën ndaj autoriteteve qeveritare për kompensimin e dëmeve.

Ndërsa, një theks i veçantë në këtë letër i kushtohet rastit “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc, ku OSBE shprehë vërejtje për procesin gjyqësor, si dhe mundësinë e promovimit të situatës së tensioneve dhe protestave pas shpalljes së vendimit gjyqësor për këtë rast.

Çfarë shkruhet në letër:

Misioni i OSBE angazhohet për stabilitet afagjatë dhe harmonizimin e marrëdhënieve ndëretnke. Gjatë javëve të fundit misioni ynë në disa raste ka qenë në shënjestër të kritikave për gjoja pasivitet dhe ishte thirrur që të kyçet në mënyrë më aktive në ngjarjet e fundit që janë të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike. Misioni ishte i befasuar nga fakti që një zyrtar i nominuar i qeverisë së re rolin e OSBE e ka paraqitur tejet pasiv para komisares së lartë të OSBE për komunitetet.

Pas disa sulmeve të familjes shqiptare në fshatin Radishan të Shkupit, misioni i OSBE ka zhvilluar kontakte intensive me familjen dhe autoritetet e tjera lokale, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të kushteve të sigurisë për këtë familje. Unë si shef i misionit të OSBE kam kërkuar nga drejtori i policisë për të siguruar kushte sigurie për familjen e sulmuar, ndërsa nga ministrja e brendshme kam theksuar se politikanët përgjegjës duhet të dënojnë këto akte.

Pas vdekjes tragjike të të riut në Gjorçe Petrov dhe trazirave të dhunshme, Misioni dha një deklaratë me qëllim që të qetësojë palët e pëfshira, duke bërë thirrje për një finalizim të qetë të këtij rasti. Atëherë u paraqit çështja e dëmshpërblimit të pronarëve të dyqaneve dhe restoranteve të dëmtuara. Këshilltarët juridik të misionit tonë vlerësuan se në përputhje me kornizën ligjore të vendit, Qeveria ka për detyrim që të kompensoj dëmet. Autoritetet përgjegjëse siç shihet duket se nuk i njohin këto rregulla.

Edhe përkundër kësaj, kam vendosur komunikim me ministrin e drejtësisë akoma në detyrë dhe një nga këshilltarët e kryeministrit, me qëllim të nxitjes së tyre për të menduar për të dëmshpërblyer biznesmenët e dëmtuar sipas parimit ex gratia. Kjo sigurisht do të kontribonte në për tejkalimin e revoltës dhe parandalimin e tensioneve të reja. Ajo që dihet deri tani nuk ka asnjë vendim rreth dëmshpërblimit të këtyre pronarëve. Misioni ynë ka ndjekur edhe procesin gjyqësor lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Gjithmonë jemi përkushtuar për të qenë të qartë se Misioni OSBE nuk ka qasje tek dokumentet relevante, tek dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur, dhe rezultatet nga masat e posaçme hetimore. Misioni ynë nuk është në pozitë që publikisht të vlerësojë dëshmitë e prezantuara, dhe në këtë rast do të vepronte në kundërshtim me mandatin që ka. Është e qartë se pavarësisht të rrjedhës së procesit gjyqësor, megjithatë do të ketë drejtpërdrejt palë të prekura apo dhe pjesë të opinionit më të gjërë, që nuk do të pajtohen me këtë, dhe se do të jenë të mundshme protesta apo raste të agresivitetit ndaj personave të caktuar. Kualifikimi i zgjedhur politik i veprës si vepër me motive fetare do të nxis konflikte të mundshme.

Misioni i OSBE vlerëson se tani është momenti që dy partnerët e koalicionit qeveritarbashkërisht të bëjnë përpjekje që ky moment tragjik të mos bëhet burim i tensioneve të reja dhe pësimit të mëtejshëm të qytetarëve. Pavarësisht vendimit gjyqësor për rastin e Smilkovcit, OSBE vlerëson se është i nevojshëm porosia e qartë drejtuar opionionit për marrëdhënie harmonike dhe reagim të bashkërenduar (ndaj të gjitha kërcënimeve potenciale për stabilitetin).

Në fund të letrës së firmosur nga shefi i misionit të OSBE nënvizohet mbështetja për angazhimin për stabilitet dhe harmoni të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe parandalimin e tensioneve të mundshme ndëretnike, me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button