Putin: Rusia do të reagojë “në përputhje me rrethanat” nëse Perëndimi i jep Ukrainës armë me “komponent bërthamor”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet “në përputhje me rrethanat” nëse Perëndimi fillon t’i japë Ukrainës “armë me një komponent bërthamor”, transmeton Anadolu.

“Duket se Perëndimi me të vërtetë ka vendosur të luftojë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha Putin në një konferencë për media në Moskë.

Komentet e tij erdhën pasi ministrja britanike e shtetit për mbrojtjen, Annabel Goldie, u tha ligjvënësve se Mbretëria e Bashkuar së bashku me tanket ‘Challenger 2’ do të furnizojë Ukrainën edhe me “municion përfshirë armaturë të blinduar që përmban uranium”.

Goldie tha se ky lloj municioni është “shumë efektiv në mposhtjen e tankeve moderne dhe automjeteve të blinduara”.

“Nëse kjo ndodh, Rusia do të duhet të reagojë në përputhje me rrethanat. Perëndimi kolektiv tashmë ka filluar të përdorë armë me një komponent bërthamor”, tha presidenti rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button