Bastisje në Gostivar, u gjet kokainë

Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (21-mars) rreth orës 17:00 kanë  privuar nga liria 43-vjeçarin K.D. nga Gostivari pasi që gjatë bastisjes së  kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar i është gjetur kokainë dhe një peshore digjitale, transmeton Portalb.mk.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim të paautorizuar dhe shpërndarje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button