Kili i sigurtë ndaj “kengurëve”

Ndeshja e dytë e grupit B në Botërorin e Brazilit ndërmjet Kilit dhe Australisë ishte më dramatike se sa ishte mënduar, pasi që edhe pse kilianët kishin epërsi në fillim të ndeshjes falë golave të Alexis Sanchez dhe Jorge Valdivia, por këmbëngulësia e Australisë ishte e madhe, ku në pjesën e parë shkurtuan diferencen e golave me anë të të mirënjohurit Tim Cahill.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për autralianët, por edhe pse rastet nuk ju munguan nuk arritën të shënojnë asnjëherë të vetme, kurse Kili në minutat shtesë të ndeshjes arriti të shënojë më anë të Jean Beausejour, që në fund do të ishte goli i rezultatit përfundimtar, Kili-Australia 3-1. Pas ndeshjeve të para në grupin B, Holanda dhe Kili kryesojnë me pikë të plota, Spanja dhe Australia mbetën me zero pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button