Qeveria e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë, me qëllim të intensifikimit të aktiviteteve për transformim digjital të suksesshëm të shoqërisë, si parakusht për përparim edhe në luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e transparencës dhe menaxhimit të mirë, njofton Portalb.mk,

“Koncepti është një dokument që përcakton parimet themelore që duhet të udhëheqin transformimin digjital të të gjitha fushave të shoqërisë, i cili do të arrihet përmes bashkëpunimit mes Qeverisë, institucioneve publike, kompanive private, sektorit civil dhe komunitetit akademik. Parimet themelore të këtij koncepti janë sundimi i së drejtës, kohezioni social dhe partneriteti publik privat, qasja e lirë në informacionet publike, burimet e besueshme të të dhënave, “digjitalja është standarde” dhe parimi “vetëm një herë” (me të cilin të dhënat sapo vendosen në regjistër publik, nuk do të kërkohen më nga personat fizikë dhe juridikë)”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se parimet themelore të këtij koncepti janë sundimi i së drejtës, kohezioni social dhe partneriteti publik privat, qasje e lirë deri në informacionet publike, burime të besueshme të të dhënave dhe standardizim i shfrytëzimit të të dhënave dhe nënshkrimeve digjitale.

“Koncepti për transformimin digjital të shoqërisë synon ndryshime thelbësore në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe përmirësimin e efikasitetit të tyre si shërbim ndaj qytetarëve. Krahas përmirësimit të qasjes së lirë në informacionet publike, një nga ndryshimet kryesore që sjell ky Koncept është dhënia e përparësisë ndaj versionit digjital të të dhënave dhe nënshkrimeve elektronike. Të dhënat pasi futen në një regjistër publik nuk do të kërkohen më nga personat fizikë dhe juridikë, ndërsa nënshkrimi digjital i krijuar me letërnjoftim është i barabartë me nënshkrim të shkruar me dorë”, thuhet në kumtesë.

Zbatimi i Konceptit e detyron Qeverinë që në 5 vitet e ardhshme të sjell letërnjoftim elektronik dhe të zbatojë masa mbështetëse për ndërlidhjen e të gjitha amvisërive me shërbimet brodbend.

“Për të arritur qëllimet e përcaktuara nga Koncepti, do të krijohet një Agjenci për digjitalizim, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin me mjedisin për shkëmbim të sigurt të të dhënave, vendosjen e standardeve për TIK dhe sigurinë kibernetike për të gjitha palët e prekura, duke ofruar udhëzime për menaxhimin e ndryshimeve në transformimin digjital të administratës dhe ngritjen e vetëdijes publike për këtë çështje. Përmbajtja e Konceptit për transformim digjital të shoqërisë është rezultat i projektit për avancimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, me mbështetje financiare nga SHBA-të dhe Estonia dhe me mbështetjen e ekspertëve nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtar”, shtojnë nga Qeveria.

Nga ana tjetër, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, sot në Bruksel priu delegacionin e Maqedonisë i cili mbajti takim bilateral skrining për kapitullin 10- Shoqëriainformatike dhe mediat.

Në takimin me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Politikës së Zgjerimit (DG NEAR) dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtje dhe Teknologji(DG CONNECT), u diskutua për shumë aspekte të nivelit të përputhshmërisë së sistemit ligjor në vend në lidhje me legjislacionin evropian.

“Aliu informoi se Qeveria ka Plan operativ Nacional brodbend i cili është plotësisht i harmonizuar me rregullat nacionale  për targetet brodbend të harmonizuara me BE-në dhe se është e formuar Zyra Nacionale për kompetenca brodbend, e cila në kontinuitet merr pjesë në takimet e rrjetit BCO dhe BE-së”, thonë nga MSHIA.

Sipas analizës së Portalbit, sfida me të cilën vazhdon të përballet Maqedonia e Veriut janë reformat në fushën e digjitalizimit, gjegjësisht progresi për të qenë në hap me zhvillimet e fundit për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve, duke u ofruar shërbime cilësore, të shpejta dhe efikase. Derisa bota dhe shtetet e perëndimit po avancohen çdo ditë e më tepër në këtë drejtim, vendi ende nuk ka infrastrukturë të mirëfilltë digjitale dhe për këtë, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të autoriteteve. Për vitin 2023 pritja më e madhe është formimi i Agjencisë Digjitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button