RMV, në prag të Bajramit dhe Pashkëve, Qeveria ngriu çmimet e vezëve dhe orizit

Rreth një muaj para Bajramit dhe Pashëve, Qeveria vendosi të ngrijë çmimet e vezëve të pulës dhe orizit si dhe të kufizojë eksportet e vezëve. Kjo u bë e ditur nga kryeministri i vendit dhe ministri i Ekonomisë, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Çmimet janë ngrirë në nivelin që ata ishin në 15 mars, që do të thotë se ato nuk mund të shiten me çmime më të larta se çmimet në atë datë.

“Ne morëm vendim për të ngrirë më tej çmimet, përfshirë vezët e pulës dhe orizit. Çmimet e tyre më të larta do të mbeten në nivelin e çmimeve të aplikuara në 15 mars 2023 me vlefshmëri deri më 30 prill 2023 “, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se periudha e kaluar zbuloi se kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve të orizit dhe vezëve si rezultat i lëvizjeve në drejtim të eksportit dhe importit të këtyre produkteve.

Sipas vendimit, prodhuesit e vezëve tani kanë detyrim të vendosin 70 % të prodhimit të tyre në tregun e brendshëm që do të thotë se ata mund të eksportojnë maksimum 30 % të prodhimit.

“Në prag të festave të ardhshme Pashkëve dhe Bajramit, në mënyrë që të parandalojnë një çekuilibër të mundshëm në tregun e brendshëm dhe mungesën e vezëve të pulave, prodhuesit do të vendosin të paktën 70 përqind të prodhimit të vezëve vendase në tregun e brendshëm”, tha Kovaçevski.

Ky është vendimi i tretë radhazi për të ngrirë çmimet këtë vit. Kujtojmë se prej më 16 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Ndërsa më 28 shkurt Qeveria miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button