OEMV: RMV po mbetet pa fuqi punëtore edhe pse për tre vite kemi pasur rreth 15.000 studentë të diplomuar

Në konferencën për shtyp të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e kryesuar nga Kryetari Mendi Qyra, së bashkë me nënkryetarët Nuhi Aliu, Jeton Asani, Shpresim Tairi dhe kryetarin e Kuvendit të Odës Nazmi Ejupi u prononcuan dhe ofruan zgjidhje konkrete mbi kriza e njëpasnjëshme të proporcioneve të mëdha globale, nga të cilat shteti dhe ekonomia jonë pësuan shumë, transmeton Portalb.mk.

“Ndër temat të cilave iu dha rëndësi ishte Fuqia punëtore, ku kryetari Mendi Qyra theksoi që prioritet i Qeverisë duhet të jetë liberalizimi i tregut të fuqisë punëtore me rajonin, eliminimin e barrierave të cilat pengojnë importin e tyre nga vendet tjera, përshtatja e kuotave me nevojat e tregut, sidomos për sektorin e ndërtimtarisë dhe Turizmit dhe Hotelerisë. OEMVP theksoi që vendi ynë po ngel pa fuqi punëtore edhe pse përgjatë 3 viteve të fundit kemi pasur rreth 15.000 studentë të diplomuar. Ndër tjerash, OEMVP e përkrah por vlerëson që rritja e pagës minimale si çështje ndërlidhet ngushtë me aspektin e fuqisë punëtore, mirëpo, me kusht që të njëjtës ti paraprijë rritja e efikasitetit të fuqisë punëtore në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Sa i përket ngrirjes së çmimeve, OEMVP konsideron që çmimet duhet të determinohen nga ekonomia e tregut të lirë, por nëse merren masa të tilla, atëherë janë të nevojshme edhe lehtësime tatimore apo të tarifave doganore me qëllim të evitimit të mungesës së atyre produkteve në treg por edhe të mbrohen prodhuesit vendor.

Gjithashtu, prioritete të OEMVP të cilat janë prezantuar edhe përmes platformës për zhvillim ekonomik para partive politike, çdo herë kanë qenë edhe projektet infrastrukturore, duke përfshirë këtu Korridorin 8, Autostradën Shkup-Bllacë, Zonën e Vizbegut, etj.

Sipas indeksit global të konkurrueshmërisë, shteti ynë është në vendin e 75 nga gjithsej 141 shtete sa i përket infrastrukturës, ndërlidhshmëria e rrugëve sipas të njëjtit raport rangon Maqedoninë e Veriut në vendin 91, ndërsa për sa i përket kualitetit të infrastrukturës rrugore në vendin e 105.

LEXO: ANALIZË: Numri i të papunëve është në rënie, por edhe fuqia punëtore dhe popullsia aktive në vend po zvogëlohet! (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button