Mashtruan për pajisje me vizë gjermane, MPB arrestoi dy gra në Gostivar

Policia ka arrestuar dy gra në Gostivar, njëra prej të cilave dyshohet se ka gënjyer qytetarët se do t’i pajisë me viza pune për në Gjermani, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një 41-vjeçare A.A nga Tetova, e cila ka qëndruar te një vajzë 26-vjeçare në Serbinovë të Gostivarit.

“Tetovarja, e cila jetonte në Gostivar me F.B. (e arrestuara e dytë), dyshohet se ka kryer më shumë se pesë mashtrime vitin e kaluar dhe këtë vit në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’u siguronte viza pune për në Gjermani, për të cilën kishte kërkur dhe ka marrë një kompensim të caktuar monetar”, njoftoi MPB.

Si ajo ashtu edhe vajza me të cilën ka qëndruar në Gostivar janë ndaluar në stacionin policor për zbardhjen e plotë të rastit dhe më pas MPB njoftoi se do të bëjë kallëzim ndaj tetovares për veprën penale mashtrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button