VMRO-DPMNE dhe “Levica” me amendamente kundër rritjes së pagës së prokurorëve dhe gjykatësve

VMRO-DPMNE dhe “Levica” sot me 4.500 amendamente i bllokuan katër ligjet që parashikojnë rritjen e rrogës së gjyqtarëve prokurorëve publike, sikurse edhe Këshillit gjyqësor dhe prokurorisë, transmeton Portalb.mk.

Propozim-ligjet për rrogat në gjyqësor dhe prokurori i ka propozuar ministri i kaluar i drejtësisë, Nikolla Tupançevski nga dhjetori i kaluar.

Ligjet janë në rend ditë në Komisionin për sistem politik dhe raportet ndërmjet bashkësive, ndërsa për çdonjërin nga ligjet janë propozuar nga qindra amendament, për çka seanca u ndërpre.

Deputeti Dejanço Eftimov nga VMRO-DPMNE në konferencën e Kuvendit deklaroi se inflacioni në shtet është në nivel alarmant dhe gjyqësori është kategoria e fundit ku duhet të rriten rrogat.

“Që të jemi të qartë, grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni nuk është kundër rritjes së pagave në gjyqësor dhe prokurori publike, por si deputet të përgjegjshëm reagojmë për shkaqe parimore, sepse pikërisht rritja e pagave në gjyqësor duhet të jetë e fundit, dhe jo masa e parë që duhet të merret nga kjo Qeveri”, deklaroi Eftimov.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar 2 100 amendamente me qëllim ndërprerjen e ligjit, ndërkohë deputetët e “Levicës”, Dimitar Apasiec dhe Borislav Krmov kanë dorëzuar 2400 amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button