Qytetarët që nuk respektuan protokollet për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, do të amnistohen

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut miratuan ndryshimet e Ligjit për amnisti, ashtu që qytetarët e dënuar me dënime të larta për shkak mosrespektimit të protokolleve gjatë kohës së pandemisë-kovid, do të amnistohen, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej sjelljes së Vendimit për konfirmimin e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Stevo Pendarovski, prej marsit të vitit 2020 janë shqiptuar një numër i madh i dënimeve me para për veprën penale nga neni 205 “Shpërndarje e sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Shmangie të rekomandimeve shëndetësore në kohën e epidemisë”, vepra të dënueshme sipas Kodit Penal.

Ne bazë të rregullave ligjore, nëse brenda dy vjetëve nuk paguhet dënimi, gjyqtari i zëvendëson me burg. Amnistia nuk do të vlejë për subjektet juridike, gjegjësisht për restorantet, qendrat tregtare dhe kompanitë që nuk i kanë respektuar protokollet-kovid.

Pas këtyre urdhrave penale, gjykata ka nxjerrë aktgjykim, me të cilin 1.223 persona janë dënuar me gjobë prej 123.000 denarë. Për shkak të mos pagesës së gjobës, Gjykata Themelore Penale ka nxjerrë 280 vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Pas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.

Nevojën për rregullimin e kësaj situate e imponon numri i madh i lëndëve të tilla në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

“Për tejkalimin e kësaj situate për këtë kategori të të dënuarve për veprat penale nga neni 205 dhe neni 206 i Kodit Penal, dënimi me burg do të zëvendësohet me masë alternative të dënimit me kusht. Në të njëjtën kohë, teksti i propozuar i ligjit nuk parashikon amnisti për personat juridikë dhe personat përgjegjës në personat juridikë të dënuar me vendim të formës së prerë me gjobë, për veprat e nenit 205 “Transmetimi i sëmundjes infektive” dhe nenit 206”.Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”” nga Kodi Penal”, sqarohet në ligj.

Qytetarë të shumët që kanë shkelur orën policore gjatë pandemisë dhe që nuk kanë paguar gjobat janë thirrur për të vuajtur dënimin me burg. Për këtë fenomen ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit, së bashku me Asociacionin e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet ligji për amnisti për këta persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button