RMV, u arrestuan dy persona te të cilët u gjetën materiale që dyshohet se janë objekte nga trashëgimia kulturore

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona, pasi në veturën e tyre janë gjetur materiale që dyshohet se i takojnë trashëgimisë kulturore. Ndaj tyre është paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Peugeot” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.L.S., në të cilin bashkudhëtar  ishte M.N., janë gjetur dhe sekuestruar monedha dhe sende të tjera që dyshohet se janë sende të trashëgimisë kulturore, si dhe dy detektorë ari dhe disa gërmues”, sqaroi Policia.

Njëri i arrestuar, 52 vjeçari N.L.S. është nga Shkupi, ndërsa M.N. 41 vjeç nga Shtipi. Ata ishin kapur në autostradën Shkup – Shtip, ndërsa në bisedën informative kanë pranuar se janë duke gërmuar në një fshat të Sveti NIkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button