Amazon prezantoi shërbimin muzikor në internet

Pas muajsh të tëra negociatash me studio të mëdha regjistrimi, Amazon ka prezantuar më në fund shërbimin e vet muzikor në internet. Ky shërbim, i quajtur ‘Amazon Prime Music’, do të jetë i disponueshëm për konsumatorët e Amazon Prime- të cilët paguajnë 79 dollarë në vit për transfertën e produktit falas për dy ditë, dhe që kanë qasje në shërbimin e videove në internet.

Amazon Prime Music mund të qaset nga pjesa më e madhe e platformave, të cilat mund të tërheqin një audiencë të gjerë, këtu përfshihen edhe platformat iOS dhe Android. Për të pasur qasje në këtë shërbim, përdoruesit duhet të shkarkojnë ose të përditësojnë aplikacionin ‘Amazon Music’. Nëse nuk jeni një anëtar i Prime, ju mund ta provoni këtë shërbim për 30 ditë pa asnjë pagesë. Anëtarët e Prime do të kenë qasje në më shumë se 1 milion këngë dhe qindra albume. Paketa që ofron Amazon mund të jetë interesante, sepse përfshin muzikën dhe videot e drejtpërdrejta në internet, si dhe dy ditë falas për transfertën e produktit.

Lajme të ngjashme

Back to top button