Finlanda vendi më i lumtur në botë, Maqedonia në vendin e 89-të

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së World Happiness Report, bazuar kryesisht në rezultatet për jetën nga anketa e Gallup World, transmeton Portalb.mk.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia kanë rezultate shumë të mira pë masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për kokë banori, mbështetje sociale, korrupsion i ulët, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe lirinë për të marrë vendime kyçe të jetës.

Izraeli u ngjit në vendin e 4-të këtë vit nga renditja e 9-të vitin e kaluar. Në top 10 renditen Holanda (nr. 5), Zvicra (nr. 8), Luksemburgu (nr. 9) dhe Zelanda e Re (nr. 10).

Australia (nr. 12), Kanadaja (nr. 13), Irlanda (nr. 14), Shtetet e Bashkuara (nr. 15) dhe Mbretëria e Bashkuar (nr. 19) përfunduan 20-shen e parë.

Maqedonia është në vendin e 89-të në këtë listë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button