Vendrritja e Tulipanit shqiptar u shpall “Monument Natyre”, por sfidat për mbrojtjen janë të mëdha

Vendrritja e Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica), me një siperfaqe prej rreth 35.5 hektarësh u shpall “Monoment Natyre”, Kategoria III, nga Qeveria shqiptare ditët e fundit, raporton VOA.

Kjo specie është zbuluar në vitin 2010 nga Profesor Lulëzim Shuka dhe Kit Tan nga Universiteti i Kopenhagenit, dhe përfaqësohet nga një popullatë shumë e vogël me rreth 300 bimë në zonë e Kolshit në Kukës.

ër këtë arsye, Prof. Lulëzim Shuka dhe studiuesi Besnik Hallaçi, që sot nuk jeton më, në vitin 2018 e futën atë në Listën e Kuqe të Specieve Globalisht të Rrezikuara duke e vlerësuar “si të Rrezikuar në Gjendje Kritike”.

Tulipani shqiptar është e vetmja specie bimore shqiptare me ketë status në Listën e Kuqe të Unioni Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN).

Profesor Lulëzim Shuka e vlerëson pozitivisht vendimin e qeverisë për shplljen “Monument Natyre” të vendrritjes së tulipanit shqiptar.

“Është një gjë e mirë sepse i kushton një vëmendje ruajtjes së kësaj specie vërtet shumë shumë interesante. Nga pikëpamja biologjike është një specie e cila është mjaft e bukur, përafron me tulipanët natyrorë dhe ndoshta mendoj do të mundësohet me këtë status të ri një mbrojtje e mirë nëse prej stafit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Kukës do do t`i kushtojë vëmendjen e duhur”, thotë ai.

Zoti Shuka thotë me tej se statusi i ri duhet të shoqërohet me masa të tjera për mbrojtjen e tulipanit shqiptar.

“Në këtë zone, në një sipërfaqe të vogël ku ndodhet shumica e bimëve duhet të vendoset një roje. Zona mund të bëhet e vizitueshme me grupe të caktuara, por gjithmonë nën mbikëqyjen e një punonjësi të Zonave të Mbrojtura në Kukës që të ndalojë këputjen apo veprime të tjera në dëm të bimëve të tulipanit“, thotë ai.

Profesor Shuka thotë më tej se “çdo motivim, çdo publikim, cdo njohje e mëtejshme bën që të rritet vizitueshmëria, por nga ana tjetër rritet edhe rrreziku që i kanoset kësaj specie”.

Profesori i shkencave të natyrës thotë se ka bërë disa përpjekje për ti kultivuar farat e tulipsnit në Kopshtin Botanik në Tiranë dhe në zonën e Korcës, por përpjekjet kanë rezutuar pa sukses për shtimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button