Nesër mbaron afati për të aplikuar në konkursin ku buxheti i përgjithshëm është mbi 18 milionë denarë

“Me transformim digjital deri në inovacione” është Thirrja publike e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik do të jetë e hapur deri nesër në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

“Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik e realizon këtë sfidë në partneritet me Programin për rritjen e punësueshmërisë së tregut (Increasing Market Employability (IME) Program)  të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe INOFEIT DIH”, njoftoi Fondi.

Projekti mund të realizohet brenda 12 muajve, por me mundësi për zgjatjen e afatit edhe për gjashtë muaj.

“Për financimin e projekteve në kuadër të kësaj thirrjeje publike është paraparë buxhet i përgjithshëm prej 18.450.000 (tetëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) denarë”, sqaroi Fondi, duke theksuar që 12.300.000 do të jenë nga Fondi, ndërsa 6.150.000 nga IME.

Në konkurs theksohet që garuesi i kësaj sfide është një shoqëri tregtare që plotëson kriteret e mësipërme dhe, përveç kësaj, operon në sektorin agro-ushqimor dhe turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button