Albin Kurti: Marrëveshja është njohje defakto, Vuçiq po i ik nënshkrimit

Ne erdhën në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë për zbatimin, kemi arritur marrëveshje publike. Pala tjetër, njëjtë si në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes. I takon BE-së për ta bërë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshëm. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas negociatave 12 orëshe në Ohër me palën serbe, me ndërmjetësim të BE-së, njofton Portalb.mk.

“Sa i përket aneksit, do të publikohet në ueb-faqen e BE-së. Aty do ta lexoni dhe kuptoni edhe çka ka edhe çfarë s’ka”, shtoi Kurti.

“Pala tjetër po ik pasi që do ta bënte ligjërisht të obligueshme, ishim më 27 shkurt të gatshëm, por edhe sot. Marrëveshja bazë, është njohje defakto mes Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe shumë gjëra aty, por sot mund të themi se kemi edhe aneksin edhe zbatimit përcjellës”, tha Kurti.

Në lidhje me çështjen e asociacionit, ai tha se është çështje e “vetëmenaxhimit të komunitetit joshuimicë serbëve apo pakicës serbe në Kosovë, dhe natyrisht që ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë që të mos kenë asnjë cenim apo diskriminim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button