Aksident në autostradën Shkup – Tetovë, një kamion ka humbur kontrollin (FOTO)

Një kamion me targa malazeze në autostradën Shkup – Tetovë, sot ka humbur kontrollin, ndërkaq shoferi është dërguar në spital, njofton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 11:50 në SPB- Tetovë është raportuar se shtetasi malazez L.D.(35), ka qenë duke vozitur kamionin “Volvo” me rimorkio me targa të Malit të Zi, në pronësi të N.P. “Podgorica”, në autostradën Shkup – Tetovë, ka humbur kontrollin dhe më pas ka goditur bankinat e autostradës. Pas aksidentit, shoferi është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit një ekip i SPB-Tetovë po kryen këqyrje”, thonë nga MPB.

Portalb.mk ju sjellë pamje nga aksidenti:

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button