Ahmeti në Ohër: Shpresoj për marrëveshje, le të verbohen ata që nuk ia duan të mirën paqes, stabilitetit dhe sigurisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se shpreson që takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq në Ohër, me ndërmjetësim të BE-së dhe përfaqësim të SHBA-së, të sjellë marrëveshje mes dy vendeve. Ai tha se sytë e të gjithëve sot janë të drejtuar nga Ohri, ndërkaq ata të cilët nuk duan paqen, stabilitetin dhe sigurinë le të verbohen, njofton Portalb.mk.

“Mendoj që në Ohër, tanimë kanë zbarkuar Shtetet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë sytë e opinionit paqedashës dhe liridashës janë sot në Ohër, por mos harrojmë që edhe sytë e të gjithë keqbërësve dhe mosdashjes së paqes dhe stabilitetit, sigurisë dhe pajtimit në Ballkanit Perëndimor, edhe ata sy sot janë në Ohër dhe ata sy nuk e dëshirojnë një përparim të sotëm. Prandaj, unë jam ithtar i asaj që sot të ketë përparim dhe le të verbohen të gjithë ata të cilët nuk ia duan të mirën paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, tha Ahmeti i cili qëndron në Ohër, duke shprehur mbështetje pa rezervë për dialogun.

I pyetur se çka nëse sot nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Ahmeti tha se ai shpreson se do të ketë marrëveshje.

“Unë nuk i takoj kampit të skeptikëve dhe të dëshpëruarve, unë shpresoj për një marrëveshje që do të arrihet”, tha Ahmeti i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani .

Ai tha se si proces përfundimtar, Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare, përfundimtare si shtet dhe të integrohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Kjo që bëhet sot është në të mirë të dy vendeve, të qytetarëve dhe Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të reflektojë dhe duhet të hapërojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk mund të ketë një Serbi brenda Evropës, pa i stabilizuar marrëdhëniet në të gjitha fushat me Kosovën””, shtoi Ahmeti.

Ndryshe, Ahmeti sot ka pasur takime me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesin e BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar.

“Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë evropiane të mbarë Ballkanit Perëndimor”, shrkuan Ahmeti për takimin me Kurtin.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, gjegjësisht përfaqësuesin e tyre Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së Jozep Borrell, sot në Ohër diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve. Në cilësinë e vëzhguesit, merr pjesë edhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, GabrielEscobar. Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski është nikoqir i ngjarjes dhe para fillimit të bisedimeve ka realizuar takime ndaras me palët. Në Ohër ndodhen edhe presidenti Stevo Pendarovski, dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë së RMV-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button