Kurti dhe Vuçiq u takuan me Kovaçevskin: Dialogu i rëndësishëm për paqen në rajon (VIDEO)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar në Ohër takim kokë më kokë me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, të cilët do të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të raporteve mes dy Kosovës dhe Serbisë, njofton Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski përshëndeti pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe për propozimin aktual evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri Kovaçevski edhe një herë rikonfirmon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë drejtim. Kovaçevski dhe Kurti ranë dakord që veprimet ushtarake dhe mosmarrëveshjet karakteristike për Ballkanin njëherë e përgjithmonë duhet t’i përkasin të shkuarës dhe rajoni të shkojë drejt përparimit, fqinjësisë së mirë dhe ndërtimit të një ekonomie të fortë që do të thotë një standard më i mirë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin Kovaçevski Kurti.

“Kryeministri Kovaçevski përshëndeti pjesëmarrjen e Serbisë në bisedimet në Ohër dhe shprehu kënaqësinë e tij që me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është i mundur një dialog i hapur, i cili ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe që do të jetë një hap përpara drejt rrugës evropiane të rajonit. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se paqja jo vetëm në të dy vendet, por edhe në të gjithë rajonin është e rëndësishme dhe dialogu është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve. Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së”, thuhet në njoftimin për takimin Kovaçevski – Vuçiq.

Ndryshe, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, gjegjësisht përfaqësuesin e tyre Miroslav Lajçak, sot në Ohër do të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve. Në cilësinë e vëzhguesit, merr pjesë edhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button