Kovaçevski u takua me Eskobarin: Mbështesim dialogun Kosovë Serbi (VIDEO)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në Ohër e ka takuar përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, njofton Portalb.mk.

Në takimin ku morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Price Ageler, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në drejtim të përcaktimit të plotë të rrugës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri theksoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve për të gjitha çështjet e hapura në rajon përmes dialogut.

Bashkë u konstatua se me politikën e saj të jashtme parimore të bazuar në dialog dhe kompromis në funksion të progresit, Maqedonia e Veriut si mikpritëse e këtij manifestimi njihet si partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button