Paraburgim për pesë personat e arrestuar për drogë në Shkup

Për pesë të arrestuarit të dyshuar për trafikim droge, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetimore duke propozuar paraburgimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetimore ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Prodhim dhe shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike, në bazë të nenit 215, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 dhe nenin 45 nga Kodi Penal”, njoftoi Prokuroria.

Katër meshkujt dhe një grua dyshohen se prej muajit janar deri në mars, kanë kryer disa herë veprën e njëjtë penale.

“Prokurori publik përgjegjës deri të gjyqtari i procedurës paraprak nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, pasdite ka propozuar përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, pasi vlerësoi që ekziston rreziku që ata të ikin ose të përsëritin veprën”, raportojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka zbuluar laboratori për prodhimin e amfetaminës dhe është konfiskuar drogë në vlerë prej gjysmë milioni euro, kumtuan sot prej atje. Në mesin e pesë të arrestuarve, siç konfirmoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, është edhe një mësuese e shkollës fillore “Aleksandar Makedonski” në Novo Lisiçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button