Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arrest për Vlladimir Putinin

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus Vlladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, për “deportimin e paligjshëm” të fëmijëve ukrainas, shkruan The Guardian.

Gjyqtarët e procedurës paraprake të gjykatës vlerësuan se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se secili i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në paragjykim të fëmijëve ukrainas. “.

Gjyqtarët konsideruan lëshimin e urdhër-arresteve sekrete, por vendosën se bërja e tyre publike mund të “kontribuonte në parandalimin e kryerjes së mëtejshme të krimeve”.

Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button