Shëndeti juaj mendor- vetëndihma

Raportet botërore për shëndetin mendor të njerëzve thonë se shëndeti mendor është shkaku kryesor i paaftësisë në funksionimin normal dhe ka një ndikim serioz në shoqëritë, sektorët ekonomikë dhe sistemet shëndetësore të vendeve. Cila është ajo paaftësi, cilat janë shenjat që shfaqen dhe si mund të mbrohemi nga këto gjendje të padëshiruara të organizmit të njeriut, para se gjithash të psikikës. Përgjigje të shumta për këto pyetje thelbësore për shëndetin e njeriut na jep Dr. Mark Van Omeren, shkruan Panacea.

OBSH bën llogaritje të avancuara për të arritur në një përfundim të tillë. Dhe në këto llogaritje, ato përfshijnë një numër burimesh të ndryshme informacioni. Njëra është, se për një individ, kur ka një gjendje të shëndetit mendor si depresioni, kjo në fakt është shumë shkatërruese. Pra, shumë vende pune nuk janë produktive dhe arsyeja kryesore për mungesën e njerëzve në punë si pasojë e sëmundjeve është për shkak të gjendjeve të shëndetit mendor, megjithëse kjo shpesh nuk thuhet. Ngjashëm me këto, këto gjendje janë shumë të shpeshta.

Në fakt, ato fillojnë në vitet e adoleshencës dhe janë kryesisht të patrajtuara. Në të vërtetë, një në tre njerëz në mbarë botën marrin kujdes të shëndetit mendor.

Kishim pandeminë, siç mund ta imagjinoni edhe vet, shumë e vështirë për jetën e njerëzve dhe dëmtoi vërtet shëndetin mendor. Në lidhje me ankthin dhe depresionin, në vitin e parë të pandemisë shkalla u rrit për rreth 25%, që i bie 25% më shumë njerëz që më herët kanë vuajtur nga depresioni dhe ankthi. Për sa i përket vetëvrasjeve, ne nuk kemi parë rritje të normave që është një lajm i mirë. Sa i përket njerëzve të cilët më kanë një kohë të gjatë sëmundje të rënda mendore, të njëjtit kishin gjasa më të mëdha të infektoheshin me virusin madje edhe të sëmureshin rënde dhe por edhe të kishin si pasojë vdekjen.

Këto janë fakte që janë shumë të rëndësishme dhe nuk janë të theksuara sa duhet. Çfarë duhet të bëni për shëndetin tuaj mendor. Nëse vëreni se keni ankth të vazhdueshëm, gjë që nuk e keni pasur më parë, trishtim ose depresion të vazhdueshëm ose një humor të luhatur, ose jeni duke pirë më shumë alkool, duhet të ngreni alarmin se diçka po ndodh me ju. Ose humbja e kënaqësisë dhe interesit për gjërat që ju pëlqenin më parë, atëherë këto janë shenja shqetësuese. Dhe ju duhet të kërkoni ndihmë ose të mësoni se si t’i menaxhoni këto kushte.

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të qëndruar të shëndetshëm mendërisht. Një nga gjërat që dikush mund dhe duhet të bëjë është të qëndrojë fizikisht aktiv. Kjo është e rëndësishme për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Gjëja e dytë që është shumë e rëndësishme të bëni është të shmangni alkoolin. Alkooli përdoret shpesh nga njerëzit për të menduar se do të ndihen më mirë mendërisht, por në fakt ai i bën problemet mendore më komplekse dhe më të vështira për t’u kapërcyer. Së treti, bëni diçka çdo ditë që ju pëlqen dhe ju doni ta bëni.

Nëse ndiheni rehat, mund të flisni me një mik ose të shkoni për një shëtitje. Dhe së fundi, mund të provoni të praktikoni teknika të menaxhimit të stresit, të tilla si vëmendja, e cilaa është gjithnjë e më e favorshme dhe e bazuar në prova. Nëse keni një problem të shëndetit mendor dhe këto këshilla nuk janë të mjaftueshme, atëherë do të duhet të kërkoni ndihmë, mundësisht nga një profesionist shëndetësor. Por le të themi se nuk ka një punonjës shëndetësor të besuar në komunitetin tuaj.

Atëherë të paktën flisni me një person të besuar në komunitetin tuaj, ndoshta një mik ose dikush tjetër me të cilin mendoni se ia vlen të bisedoni, në mënyrë që ata të mund t’ju dëgjojnë dhe ndoshta të marrin disa info për ate se si mund t’i përballoni vështirësitë tuaja. Gjithashtu, ajo që mund të jetë e dobishme është vetë-ndihma. Ka një sërë librash për vetë-ndihmë dhe materiale për vetë-ndihmë të disponueshme në internet. Kur ato bazohen në atë që quhet terapi Cognitive-Behavioral, atëherë këto zakonisht janë më të mirat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button