Borrel dhe Varheji arritën në Shkup, u pritën nga zëvendëskryeministri Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq përmes një postimi në Facebook informoi se, pasditën e sotme priti  dhe u dëshiroi mirëseardhje në Shkup përfaqësuesin e lartë të BE – së, Josep Borrel dhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, transmeton Portalb.mk.

Vizita e Borrelit dhe Varhejit në Shkup është në vigjilje të mbledhjes së 16-të të nesërme të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim RMV – – BE, e cila do të mbahet në Qeveri, ndërsa me të cilën do të kryesorë kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

“Në seancën e nesërme të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim do të kemi mundësi të bisedojmë për statusin e reformave, përparimin në eurointegrime dhe për raportet bilaterale në kuadër të Marrëveshjes për Stailizim dhe Asocim”, ka shkruan Mariçiqi në Facebook.

Mbështetjen politike që e marrin vendet e Ballkanit Perëndomor, shtoi Mariçiq, duhet ta shfrytëzojnë dhe garantojnë stabilitet, paqe dhe perspektivë evropiane në rajon.

Ndërkaq, në kuadër të qëndrimit të tij në vend, Borrel  më 18 mars ai do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.

Ai gjatë konferencës së sotme për media në Tiranë, tha se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të vijnë në Ohër më 18 mars, për t’u pajtuar rreth zbatimit të planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Rreth dialogut Prishtinë-Beograd, me datën 27 shkurt, patëm takim të nivelit të lartë në Bruksel. Të dy, Kurti dhe Vuçiq, ranë dakord që nuk do të ketë diskutime të mëtutjeshme për propozimin e BE-së që do të thotë se teksti i kësaj marrëveshje është e mbyllur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button