Deputetët e pushtetit nuk e pranuan propozim – ligjin për amnistimin e të dënuarve për 27 prillin

Deputetët e shumicës qeveritare nuk e miratuan propozim ligjin për amnistimin e personave të dënuar me burg për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Propozim ligjin i cili u dorëzua nga grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, ndërsa me iniciativë paraprake të avokatëve Janaki Mitrovski dhe Dragan Peshevski, e mbështetën 40 deputetë, ndërsa 58 ishin kundër.

Sipas deputetëve të VMRO – DPMNE – së opozitare, dënimi i personave të 27 prillit, është padrejtësia më e madhe në historinë më të re të vendit. Ata porositën se si hap përpara për kthimin e besimit në gjyqësor, nevojitet të bëhet të përmirësohet padrejtësia e madhe ndaj të dënuarve me burg.

Para votimit të propozim, deputetja e VMRO – DPMNE –së, Dafina Stojanoska u bëri thirrje deputetëve nga foltorja e Kuvendit që të dëshmojnë falje dhe pajtim dhe, siç tha ajo, të dalin nga llogoret e thella të urrejtjes dhe hakmarrjes, të tregojnë njerëzi dhe të mos shohin nga cila anë vjen propozimi.

“Për mua dhe grupin tim të deputetëve ata janë mbrojtës të kushtetutës. Nuk e dinin se dikush qëndron pas kësaj dhe kush e kontrollon shumë më shumë, shumë më herët dhe shumë më vonë. Nuk e dinin por nuk u lejuan as gjykatat maqedonase që ta dëshmojnë atë. Zaev i futi në një rast të montuar politik i cili përfundoi në korsi të shpejtë dhe përfundoi me dënimin e tyre me burg prej mbu dy shekuj. Proceset gjyqësore që vijuan ishin të komprometuar, para së gjithash, nga politikanët”, tha ajo.

Pasi propozim ligji nuk kaloi, njëri nga iniciatorët, avokati Janaki Mitrovski, përmes një publikimi në Facebook porositi se, vendimi i Kuvendit është padrejtësia më e madhe.

“Propozim ligji për amnistim të të dënuarve me votimin 41 për 58 kundër dhe 1 të përmbajtur, fatkeqësisht nuk kaloi dhe këtu përfundon procedura. Nuk kishte sens dhe gjithçka u bë qëndrim hipokrit, edhe pse njëherë u votua për aministim të një pjese të këtyre njerëzve, por të tjerët dukshëm nuk kanë vlerë shfrytëzuese. Amnistimi selektiv edhe drejtësi selektive ndërsa ajo është padrejtësia më e madhe”, ka shkruar Mitrovski në Facebook.

Kujtojmë se më 27 prill të vitit 2017, derisa kryetari i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp, protestuesit, me ndihmën e policisë (e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja) dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit. Me turmën kanë udhëhequr persona me maska, por edhe të armatosur.

Disa nga deputetet e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur portat dhe i kanë drejtuar protestuesit e dhunshëm që të shkojnë drejtë vendit ku gjendeshin Talat Xhaferi, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të tjerë të shumicës parlamentare.

Me këtë rast, policia fare nuk ka reaguar, duke i lejuar që dhunuesit lirshëm të futën në Kuvend dhe të demolojnë gjithçka që shohin përpara.

Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button