Gjatë aksionit policor në Shkup, u arrestua edhe një mësuese për shitje të drogës

Në Shkup është duke u zhvilluar aksion i madh policor, ku siç bëjnë të ditur nga burimet brenda aksionit për TV21, me këtë aksion tentohet të shkatërrohet një grup i madh i dilerëve të rrugëve.

Siç mësojmë, janë arrestuar një numër i madh i dilerëve të amfetaminës, mes tyre edhe një mësuese e shkollës fillore. Nga MPB konfirmojnë se në rrjedhë është aksioni policor, por nuk japin më shumë detaje, pasi thonë se për të njëjtat do të njoftojnë pas përfundimit të aksionit.

Kujtojmë se ditë më parë vdiq një nxënës në Shkup, për të cilin dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Por ende asnjë konfirmim nga autoritetet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button