Ministri Lloga vendosi që asnjë shoqatë në Maqedoninë e Veriut mos të emërohet me emrin e kësaj figure historike

Pas mendimit negative të Komisionit për Përdorimin e Emrave të Personave, ministri i drejtësisë Krenar Lloga, vendosi që asnjë shoqatë në Maqedoninë e Veriut mos të emërohet me emrin e figurës historike Ivan (Vanço) Mihajlov, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Lloga e nënshkroi vendimin duke pasur parasysh mendimin negativ të Komisionit për Përdorim të Emrave të Personave e cila sot mbajti takim dhe në shpjegimin e qëndrimit negativ deklaroi se emërtimi i cilës do shoqatë të qytetarëve me emrin Ivan (Vanço) Mihajlov”, njoftoi Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Për ministrin Lloga, përdorimi i këtij emri është fyerje dhe provokim për ndjenjat e popullit maqedonas, ndërsa vendimi i tij i referohet nenit 9-a në Ligjin për shoqatat dhe fondacionet.

“Madhështimi dhe festimi i figurës dhe veprës së tij shkakton mosdurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase”, vlerësojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button