BE-ja do të ndajë nëntë milionë euro për Armatën e Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi Borreli

BE-ja është e përkushtuar që të punojë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në luftën kundër kërcënimeve hibride të cilat vazhdojnë ta minojnë sigurinë tonë kolektive dhe proceset demokratike dhe e mbështet sigurinë e tyre, si dhe mbrojtjen e tyre, thotë përfaqësuesi i lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borel në intervistë për MIA-n.

“Kam nderin që mund të njoftoj se ndajmë nëntë milionë euro nga Fondi Evropian Paqësor për mbështetje të Armatës së Maqedonisë së Veriut, për përmirësim dhe përsosje të pajisjes për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thekson Borreli.

Ai shton se BE-ja e mbështet vendin edhe për rritjen e rezistencës së saj për sulmet kibernetike.

“Si pjesë e pakos në vlerë prej 4,9 milionë eurove për mbështetje urgjente për sigurinë kibernetike dhe informatike, BE-ja i ndihmon Maqedonisë së Veriut që ta përmirësojë aftësinë e saj për përballje me incidentet kibernetike dhe ta fuqizojë menaxhimin me sigurinë kibernetike. Maqedonia e Veriut, gjithashtu, do të ketë interes edhe nga projekti rajonal prej pesë milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike, që do të fillojë të dërgohet këtë vit”, thekson Boreli.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së shton se BE-ja bashkë me agjencitë e specializuara të vendeve të saja anëtare i ndihmon shtetit në zbulimin, hulumtimin dhe përgjigjen për sulmet kibernetike, si dhe përballjen me problemet e shkaktuara nga ato.

Vazhdojmë me kujdes ta ndjekim situatën dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të mëtutjeshëm, nëse është e nevojshme, për mbështetje të Maqedonisë së Veriut, potencoi Borreli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button