Romani në lidhje me historinë e një familjeje, u shpall romani i vitit në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni “Slavko Janevski” ka shpallur librin e akademik Vlada Urosheviqit si librin më të mirë për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.
Libri që përshkruan historinë e familjes Pustopolski dhe shtëpia përkrah Vardarit, është libri i shtatë i Urosheviqit, botuar nga “Ars Lamina”.
Raportohet që në garën për “Librin e vitit” ishin 35 tituj, ndërsa ky është edicioni i 24-t, ku fituesi shpërblehet ndër të tjera edhe me 150 mijë denarë.