Qeveria ndahet proporcionalisht, LDK 9 ministri, AAK 3 dhe NISMA 2

Burime të gazetës “Bota sot”, kanë thënë se ndarja e posteve ministrore do të bëhet në proporcion me votat e fituara, ndërmjet treshes së koalicionit, LDK-NISMA dhe AAK. Kjo formulë do të vlente edhe në rast se hynë në koalicion Vetëvendosje. Sipas parimit aktual, LDK ka vota 3 herë më shumë se AAK dhe pesë herë më shumë se NISMA. Një pjesë e fuqisë mund të ekuivalentohet me postet e zëvendëskryeministrave, një nga të cilët pritet të jetë nga LDK dhe një nga NISMA, ndërsa edhe një tjetër mund të jetë për minoritetin serb. Ndërsa, 2-3 ministri llogaritet të ndahen për minoritetet.

Qeveria aktuale i ka 19 ministri. Koalicioni i ri pritet të reduktojë ndonjë prej tyre, për shkak të barrës së buxhetit. Në këtë kontekst pritet aktualisht, që LDK të udhëheq shumicën e ministrive dhe disa prej më të rëndësishmeve, ndërsa AAK-ja do të ketë 3, dhe NISMA 2.

Lajme të ngjashme

Back to top button