Holanda “shuplakë” pesëshe i dha Spanjës

Kampioni aktual i Botës në futboll, Spanja është turpëruar në start të Botërorit. Holanda i ka mbajtur ligjëratë Spanjës duke e mposhtur me “Manita”, me rezultat 5-1.

Spanja ishte më e mirë në pjesën e parë, edhepse kjo pjesë përfundoi me barazim 1-1. Alonso nga penalltia shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27, ndërsa Van Persie barazoi me gol të bukur në minutën e 44.

Pjesa e dytë ishte totalisht e “tulipanëve”. Holanda e udhëhequr nga Arien Robben dhe e ndihmuar nga gabimet amatoreske të Iker Casillas shënoi plot katër gola në këtë pjesë.

Robben me dy gola, De Vrij dhe Van Persie kompletuar turpërimin e Spanjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button