Shqipëri, u arrestuan 11 persona për abuzim me tenderin 3-milionësh

Kryetari i bashkisë së Bulqizës në Shqipëri është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), transmeton REL.

Kryebashkiaku Lefter Alla akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Bashkë me të është arrestuar edhe nënkryetrarja e bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi si dhe 9 persona të tjerë, ndërsa dy të tjerë janë në “arrest shtëpie”.

Sipas SPAK, Alla akuzohet se ka favorizuar kompaninë e një mikut të tij në tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Bulqziës. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë lekë ose 3 milionë euro.

SPAK thekson se “Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë si; specialistë të prokurorimeve, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë bërë të mundur krijimin e avantazheve për kompaninë fituese. Ndërsa punimet janë kryer nga një kompani tjetër, që rezulton të ketë lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.”

Sipas SPAK, procedura e ndjekur bie në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike, ndërsa bashkia Bulqizës miratoi disa vendime duke ngritur një mekanizëm të posaçëm për të favorizuar firmën fituese.

Pas arrestimit të zyrtarëve të bashkisë së Bulqizës, policia gjyqësore ka ushtruar kontrolle në zyrat e bashkisë së Bulqizës si dhe të kompanive që kanë fituar tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë qytet.

Kontrolle janë kryer edhe në banesat e të arrestuarve.

Arrestimi i Allës vjen dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Shqipëri, më 14 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button