Deputet i ri në Kuvend do të jetë Remzi Memedi nga Aleanca për Shqiptarët

Ramzi Memedi nga njësia zgjedhore numër 5 nga Kërçova nga Aleanca për Shqiptarët do të jetë deputeti i ri në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Memedi zëvendëson bashkëpartiakun e tij Surija Rushiti, e cila u bë drejtor i MEPSO-s, pasi Aleanca për Shqiptarët iu bashkua koalicionit qeveritar.

Para fillimit të seancës së sotme të 106-të plenare, Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e Rushitit. Seanca duhet të vazhdojë në orën 14:00 pas marrjes së raportit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për verifikimin e mandatit të deputetit të ri.

Kujtojmë se rikonstrumi i Qeverisë erdhi pas hyrjes së Alenacës për shqiptarët në pushtet. Pas këtij vendimi, nga Qeveria u largua Alternativa dhe Lidhja Demokratike.

Alternativa në Qeveri u fut dhjetorin e vitit 2021 me nënshkrimin e marrëveshjes me kryeministrin e asaj kohe, Zoran Zaev. Hyrja e kësaj partie në Qeveri erdhi pasi nuk u arrit numri për të krijuar shumicë të re parlamentare midis VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë E Majta.

Partia Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua më 9 shkurt se do të jetë pjesë e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button