RMV, legjislacioni kombëtar do të harmonizohet me standardet evropiane të medias, është publikuar projektligji

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës (MShIA) dje publikoi në ueb faqen e ENER Projektligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, së bashku me draft Raportin për Vlerësimin e Ndikimit të Rregullores dhe Analizën e GAP. Analiza e GAP është bërë në kuadër të projektit të BE-së me titull “BE për Lirinë e Shprehjes: Përafrimi i Legjislacionit Kombëtar të Mediave me legjislacionin e BE-së dhe Standardet Evropiane të Mediave”, transmeton Portalb.mk.

Bashkimi Evropian ka punësuar gjithashtu ekspertë për të përgatitur ndryshime ligjore për të përafruar legjislacionin e Maqedonisë me Direktivën e BE-së për Shërbimet Media Audiovizuale.

Më 25 janar të këtij viti, ambasadori evropian David Geer paralajmëroi se Maqedonia rrezikon të humbasë qasjen në programet e financimit të prodhimit të përmbajtjeve të BE-së nëse vendi nuk e harmonizon legjislacionin e saj me direktivën e Bashkimir Evropian për media deri më 31 maj 2023.

Draft Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Rregullator thekson se Akti aktual i Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale duhet të përputhet me Direktivën e BE-së për Shërbimet Mediatike Audiovizive të miratuar në vitin 2018.

Me ndryshimet e funditt të kësaj Direktive të BE-së u përfshinë ndryshime që sjellin platformat e shpërndarjes së videove brenda fushëveprimit të Direktivës, duke përshtatur përkufizimet për të pasqyruar këtë fakt, duke rishikuar procedurat në lidhje me juridiksionin mbi shërbimet si dhe përjashtime nga liria e marrjes dhe ritransmetimit, janë futur dispozita për të siguruar pavarësinë financiare dhe funksionale të rregullatorit, vendoset trajtim i barabartë, përsa i përket detyrimeve të tyre, për transmetimin dhe shërbimet sipas kërkesës, si dhe liberalizohen kufizimet në reklamat televizive dhe vendosjen e produkteve.

Përveç kësaj, në fushën e reklamave televizive dhe vendosjes së produkteve, direktiva evropiane forcon detyrimet për mbrojtjen e të miturve dhe reduktimin e ekspozimit të tyre ndaj reklamave të alkoolit dhe ushqimeve dhe pijeve jo të shëndetshme (ushqim HFFS), detyrimet për të siguruar akses në Përmbajtja për personat me aftësi të kufizuara, forcohen detyrimet për promovimin e shërbimeve evropiane sipas kërkesës, promovohen kodet e sjelljes bashkërregulluese dhe vetërregulluese dhe promovohet edukimi mediatik.

Gjithashtu, nevoja për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Direktivën për AShMAAV lidhet edhe me pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin “Evropa krijuese” të Komisionit Evropian.

“Baza e re ligjore për Programin “Evropa Kreative” (2021-2027) u krijua në maj 2021. Pjesëmarrja e ardhshme në segmentin MEDIA dhe në segmentin Ndërsektorial të programit është e mundur vetëm nëse vendet ofrojnë dëshmi se kanë përmbushur kushtet e specifikuara në Direktivën AShMAAV-së. Komisioni Evropian ka vendosur një afat të ri për vendet e treta që të respektojnë Direktivën AShMAAV-së dhe ky afat skadon më 31 maj 2023. Komisioni duhet të marrë të gjitha informacionet e nevojshme që konfirmojnë se Maqedonia e Veriut përmbush kërkesat e Direktivës. Përndryshe, situata mund të çojë në vendimin për pezullimin e pjesëmarrjes në segmentin MEDIA dhe në segmentin Ndërsektorial të Programit “Evropa Krijuese”, thuhet në draft Raportin për vlerësimin e ndikimit të rregullores.

Nëse deri më 31 maj të këtij viti nuk i miratojmë ndryshimet ligjore në Kuvendin e RMV-së, atëherë ekziston rreziku që si shtet të humbasim qasjen në mjetet nga programi Evropa Kreative, dhe humbësit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Maqedonisë për shkak të qasjes së reduktuar në libra cilësorë të përkthyera, tituj filmash apo filma të prodhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button