Samsung do të shndërrojë Korenë e Jugut në qendër botërore të prodhimit të çipeve

Gjiganti Korean i elektronikës Samsung planifikon të investojë afro 300 trilionë won ose 230 miliardë dollarë përgjatë 20 viteve të ardhshme në Korenë e Jugut për të shndërruar vendin në një qendër botërore të prodhimit të gjysmëpërçuesve me mbështetjen e qeverisë, raporton PCW.

Këto para do të investohen për ndërtimin e pesë fabrikave të prodhimit të çipeve. Samsung është prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories, smartfonëve dhe televizorëve.

Sipas planit të ri, kompanitë në industritë e teknologjisë së lartë do të mbështetet nga qeveria Koreane me incentiva si heqja taksat apo mbështetje infrastrukturore.

Lëvizja e Koresë së Jugut vjen ndërsa lojtarët madhorë po shtojnë përpjekjet për të rritur prodhimin e gjysmëpërçuesve në vendet e tyre respektive.

Vendi kërkon të kopjojë atë çfarë Tajvani bëri. Gjysmëpërçuesit të cilët janë forca që vë në lëvizje nga smartfonët tek pajisjet ushtarake, janë bërë fushëbetejë mes SHBA-së dhe Kinës.

Në Tetor Uashingtoni vendosi kufizime të reja mbi eksportimin e çipeve në Kinë ku kompanitë të cilat përdorin mjete apo softuerë Amerikanë për prodhimin e tyre duhet të marrin një licencë pavarësisht vendit ku ndodhen.

Holanda reagoi duke thënë se do të aplikojë kufizime mbi eksportet e teknologjive të avancuara të çipeve. Ministria Koreane e Tregtisë nga ana tjetër kishte ngritur shqetësime lidhur me politikën Amerikane për gjysmëpërçuesit. Koreja e Jugut është shtëpia edhe prodhuesve të tjerë madhorë si SK Hynix.

Kina shpeshherë e ka quajtur SHBA si hegjemoni teknologjike në përgjigje të kufizimeve të vendosura nga Uashingtoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button