Ramushi kolegëve të AAK u kërkon ta mbyllin gojën para mediave

AAK përmes një letre dërguar Kryetareve të Degëve dhe anëtareve të Kryesisë të saj u kërkon atyre që të mos prononcohen për media lidhur me koalicionin dhe të mos deklarojnë qoftë edhe qëndrimet e tyre në publik, ka transmetuar Rrokum TV.

Letra e Ramushit
Letra e Ramushit

“Ju ftojmë që asnjë nga drejtuesit e strukturave të AAK-së, në cilindo nivel – kryesi apo degë, të mos prononcohet për media dhe të mos deklarojë qoftë edhe qëndrimet e veta në publik, përkitazi me mundësinë e futjes se AAK-së në koalicionin qeverisës.

Meqenëse AAK ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar deri më tani, ju lutemi të përmbaheni nga prononcimet, cilatdo qofshin ato”, thuhet në mesazhin e AAK-së, të cilën ka arritur ta sigurojë edhe GazetaPlus.net.

Rrokum Tv ka transmetuar, se po ashtu, edhe LDK nëpërmjet një mesazhi të njëjtë ka kërkuar nga strukturat e saj udhëheqëse që të mos flasin publikisht asgjë për koalicionin opozitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button